“Bomba me sahat”/ Artan Hoxha tregon 5 qytetet e rrezikuara nga bandat

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar ditën e sotme 5 qytetet që sipas tij janë në një situatë kritike për sa i përket krimit të organizuar.

Sipas hoxhës Shkodra, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Durrësi, janë qytetet e rrezikuar, ku edhe pse situata momentalisht duke se është e qetë, më problematike vijon të mbetet Shkodra që sipas tij bandat kanë ende hesape të pa mbyllura mes tyre.

“Kemi një qetësi të rreme para furtunës. Kemi Shkodrën, që nuk është situata aq e qetë sa duket. Se situata është e ngrirë dhe jo e zgjidhur. Janë disa konflikte aty. Policia dhe Prokuroria nuk ka reaguar. Vrasja e Bardhok Pllanës, Fatbardh Licit. Vrasja e xhaxhai dhe babai të Asmer Bilalit. Thjeshtë nuk dalin më aq haptazi në qytet por janë aty në pritje. Është e rrezikshme situata” tha Hoxha, për abcnews.

Durrësi sipas Hoxhës vijon të mbetet problematik për shkak të luftës për të kontrolluar portin ku hyjnë kryesisht ngarkesat e drogës.

“Durrësi kanë lëvizur ekuilibrat. Kanë dalë operatorë grupe të reja që kontrollojnë Durrësin. Nuk është aq e qetë situata. Fati i mirë është se krerët e grupeve janë jashtë, kryesisht në Dubai dhe nuk plasin konfliktet këtu” tha Hoxha.

Për sa i përket Elbasanit, Hoxha theksoi se konfliktet vijojnë, megjithëse duket sikur bandat kanë rënë në një qetësi.

Sa i përket Fierit, Artan Hoxha tha se situata nuk është aspak e qetë, që nga vrasja e Demir Baçkës. Sipas tij ata brenda në Fier e dinë se kush e ka bërë, ndërsa policia ende nuk ka një autor.

Edhe Vlora sipas, Hoxhës është një zonë e kuqe për shkak të ekuilibrave në botën e krimit që lëvizin në herë pas here.