EMRI/ Dy kallashnikovë dhe municion luftarak të fshehur në një banesë, arrestohet 31 vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar 31 vjeçarin , Miftar Troçi pasi gjatë një kontrolli në një banesë i janë gjetur dy armë të tipit “kallashnikov” dhe municion luftarak.

Banesa ku u gjetën armët, përdorej nga i arrestuari për të fshehur sendet e kundraligjshme.

Njoftimi i Plotë:

Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “The user”.

Zbulohet një banesë që përdorej nga 31-vjeçari, Miftar Troçi për të fshehur sende të kundraligjshme.

Gjatë kontrollit të banesës gjenden dy armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Kapet e vihet në pranga 31-vjeçari që përdorte banesën dhe posedonte armët e zjarrit.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi M. T, mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë mirëorganizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The user”. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, në një banesë në fshatin Zall-Reç, që shtetasi M. T., e përdorte për të fshehur sende të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 31 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.