Duhet apo nuk duhet të konsumojmë fruta pas një vakti? Mësojeni njëherë e mirë dhe ‘flini të qetë’!

Sa i përket frutave, ekziston besimi se nuk është mirë t’i hani ato në fund të një vakti. Kjo për shkak se, sipas disa besimeve, do të jepte ndjenja të fryrjes dhe ngopjes dhe do ta bënte humbjen e peshës më të vështirë. Në të vërtetë, sipas ekspertëve të mjekësisë thuhet se disa substanca të pranishme në fruta, siç janë fibrat dhe oligosakaridet, mund të shkaktojnë një transit më të ngadalësuar të ushqimit përmes traktit gastrointestinal, si dhe një akumulim të gazit për shkak të proceseve të fermentimit.