Armina Mevlani zbulon detajin e veçantë nga dasma e saj

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do lidhin kurorë këtë fundjavë. Sot, më anë të një “Story”, ajo ka treguar një pjesë nga velloja, ku është qëndisur “Love is the answer’.

Frazë që në shqip do të thotë: Dashuria është përgjigjia!

Që prej publikimit të lajmit, Armina ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha zgjodhën ta mbajnë dasmën në shtator pasi vjeshta është stina e tyre e preferuar, ndërsa fustane deri më tani do të ketë dy, njëri nga stilistja me famë botërore, Vivienne Westwood dhe tjetri nga një stilist shqiptar.

Dasma mësohet se do zhvillohet në një resort në Shijak të Durrësit.