Zbuluan se e ëma kishte të dashur/ Dy vëllezërit i bashkohen të atit dhe godasin me thikë

Për moshat e tyre, 12 dhe 13 vjeç, ata janë praktikisht fëmijë. Mirëpo, dy të miturit nga Napoli janë përfshirë së bashku me të atin, në një rast agresioni, teksa kanë plagosur një burrë, pas dyshimit se kishte një lidhje me nënn e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Castellammare di Stabia dhe ka shkaktuar sipas mediave italiane konfuzion të madh në qytet, mbi të gjitha për shkak të pjesëmarrjes së të miturve, në “ekspeditën ndëshkuese” të babait të tyre.

Viktima, një 45-vjeçar, i shtruar në spital, por jo në rrezik për jetën, do të qëndrojë aty për 40 ditë. Kjo është prognoza e formuluar nga mjekët e urgjencës ku u transportua menjëherë pas ngjarjes.

Burri u nxor në një pritë të vërtetë, pasi dikush i ra në telefon dhe i kërkoi që të dilte jashtë dhe sipas karabinerëve ai ndoshta e dinte se kush e thirri dhe ka dyshime se ka dalë për t’u sqaruar.

Sulmi ndodhi para shtëpisë së tij dhe ai u godit për herë të parë nga 13-vjeçari. Më pas, në përpjekje për të reaguar, ai ka marrë dy goditje të tjera (nuk dihet ende nga kush në veçanti) pasi është rrethuar nga babai i djemve dhe nga vëllai 12-vjeçar i të riut.

Burri pësoi një shpim dhe plagë në shpatullën e djathtë, në kofshën dhe në krahun e majtë. Dy të miturit, nisur nga mosha e tyre, nuk janë të atribuar, por karabinierët kanë njoftuar si akt të rregullt prokurorin e të miturve.

Ndërkohë, babai i tyre 49-vjeçar akuzohet për “lëndime të rënda, armëmbajtje dhe sulm me thikë”.