VIDEO e frikshme/ 2 ditë pas tragjedisë së Himarës, ‘i forti’ me Jet Ski rrezikon jetën e pushuesit në Shëngjin, shpëton për pak centimetra

Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si një qytetar që po lahet në bregdetin e Shëngjinit ka shpëtuar “për një fije” nga një “i fortë” që bën manovrime të rrezikshme me Jet Ski. Video thuhet se është filmuar nga qytetari vetëm 2 ditë pas ngjarjes tragjike ku në të njëjtat rrethana humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Siç shihet në video, kjo manovër e çuditshme duket se është bërë me qëllim nga drejtuesi i Jet Ski-së, pasi mund të vërehet fare qartë që nuk ka një humbje kontrollit të mjetit.

Duket se tragjedia në Himarë nuk ka shërbyer për të nxjerrë një mësim dhe se “të fortët” vijojnë të pashqetësuar në bërjen e “show” duke mos marrë parasysh se po rrezikojnë jetë njerëzisht.