E rëndë! Nipi rreh gjyshen 84-vjeçare, detajet nga Policia

Një 36-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij 84-vjeçare.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ky i fundit në banesë, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gjyshes së tij shtetases Ll. T., 84 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Postimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gjyshes së tij shtetases Ll. T., 84 vjeçe, banuese në Pogradec.