Bëri sherr me pronarin e hotelit ku punonte, punonjësja “hakmerret” duke i djegur makinën, detaje nga Policia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil. Punonjësja e një hoteli, pas sherrit me pronarin, ka shkuar dhe i ka vënë flakën makinës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Njoftimi i Policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.