EKZEKUTOHET me 6 plumba një 28-vjeçar shqiptar në Belgjikë (EMRI)

Një shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një atentati në Belgjikë.

Ngjarja ndodhi në Koekelare. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba. I riu u ekzekutua përgjatë IJzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai la pas gruan dhe një fëmijë.

Ndërkohë, prokurori publik konfirmon se tashmë ka mundur të arrestojë një të dyshuar. Ai do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.