Bie qeveria në Itali! Jep dorëheqjen kryeministri Mario Draghi

Kryeministri italian, Mario Draghi ka njoftuar në Këshillin e Ministrave se do të japë dorëheqjen. Në fjalën e tij, që zgjati vetem 15 minuta, Draghi u shpreh se “pakti i besimit ka dështuar”.

“Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të ecë përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin e tyre.

Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk janë më”, tha kryeministri.

“Sonte do të dorëzoj dorëheqjen në duart e Presidentit të Republikës”.

Kështu ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi duke lënë të kuptohet se qeveria e tij konsensuale midis palëve politike ka rënë zyrtarisht dhe çuditërisht pas fitores në votën e mosbesimit.