“Strateg dhe i mençur”- Ky është këngëtari nga Kosova i cili shpreh hapur mbështetjen për Ramën. Ja fotoja që publikoi

Këngëtari nga Kosova, Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit Mozzik ka shprehur hapur mbështetjen për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Vizitën e Ramës në Kosova, e ka shfrytëzuar edhe Mozzik, i cili ka shkrepur një selfi me kreun e qeverisë shqiptare.

Në rrjetet sociale, Mozzik shkruan se Rama është një strateg dhe një njeri i mençur.

“Mendimet e pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojsëm. Por strateg më të madh e më të mençur se Edi Rama të paktën gjenerata ime se ka mbërritur. Që thojnë do pleq “I përpiktë”, shkruan Mozzik.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Kosova zhvilluan mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë. Mes dy qeverive u nënshkruan disa marrëveshje, që sic thanë dy liderët lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dyja vendet.