Shqiptari i futet në banak kamerieres në Itali/ Kapet duke e p*thur me forcë dhe ngacmuar s*ksualisht

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ngacmoi seksualisht një punonjëse të një lokali në Itali.

Ishte pronari i lokalit që ka thirrur policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të punësuar si banakiere.

Pas arrestimit, sot shqiptari la dalë para gjyqtarëve, ndërsa është përballur me masën e sigurisë arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.

Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e banakieres.

Në video duket 47-vjeçari i cili i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi i ka nuhatur qafën me epsh e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.