Pas ndarjes nga Andi, Melisa Lleshi surprizon me veprimin e fundit ndaj Romeo Veshajt. Çfarë e lidh ish-konkurrenten e Për’puthen me aktorin?

Dashur-padashur emri i tij lakohet shpesh krah emrave të vajzave të ndryshme të showbizit. Këtë herë Romeo Veshaj po përflitet për raportin me ish-konkurrenten e “Për’puthen” Melisa Lleshi.

Aktori ka publikuar një këngë të re me Ermal Fejzullahun dhe Melisa ka qenë nga të parat që e ka mbështetur publikisht. Ajo e ka ndarë videon me ndjekësit e saj në Instastory teksa më pas Romeo i ka bërë repost.

Veprimi i Melisës nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e ndjekësve. Nuk dihet nëse ajo dhe Romeo njihen dhe çfarë i ka bërë bashkë, apo Melisës thjesht i ka pëlqyer kënga.

Ky veprim i Melisës vjen në një kohë kur ajo po përflitet për ndarjen nga Andi. Në një intervistë Andi ka treguar se lidhja e tyre u bë toksike dhe sherret ishin shkak i ndarjes.

“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.- u shpreh ai i ftuar në “E diell”. I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

Melisa nuk është e vetmja nga ish-konkurrentet e Për’puthen që gëzon simpati për Romeon. Pasi edhe Efi e ka shprehur diçka të tillë kohët e fundit. Pasi përmbylli aventurën e saj në emisionin e dashurisë, bukuroshja 26-vjeçare ndodhej në një nga club-et ku performuan treshja, Elgit, Donald dhe Romeo dhe ky i fundit duket të ketë marrë vëmendjen e madhe të Efit. Ajo e ka postuar në disa “story” aktorin , të cilin e ka komplimentuar për vallëzimin, jo një por disa herë. “Për Romeon e mora vesh kërcen bukur. Çfarë po thoja?”-shkruante ajo.