Gjiko dhe Ledri kanë vendosur ta ‘djègin’ këtë verë…

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Ledri Vulën. Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku në “Instastory’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Reperët kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.

‘Kce kce’ quhet projekti më i ri i Gjikos në bashkëpunim me reperin Majk, që vetëm 1 muaj nga publikimi dhe ka arritur të numërojë mbi 10 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.

Projekti më i fundit nga Ledri Vula është ‘Monaco’. Mes shumë këngëtarëve që kanë sjellë plot bashkëpunime, pas duetit të tij me Kidën, reperi solli solo-n e tij që na tregon se dhe i vetëm Ledri mund të korr një super sukses. Projekti i tij më i fundit ka arritur plot 6 milion klikime në platformën YouTube.

Ndërkohë jemi vetëm në fillim të sezonit veror dhe shumë bashkëpunime të tjera na presin.