FOTO/ Kapen duke vjedhur limona, ekzekutohen dy kushërinjtë 29 e 30 vjeç

Dy të rinj të moshës 29 dhe 30 vjeç u vranë në një zonë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias. Sipas një hipoteze të parë hetimore, të rinjtë janë kapur duke vjedhur agrume.

Një fermer është futur në paraburgim për vrasjen e dyfishtë në Acireale. Giuseppe Battiato, i lindur në 1950, pensionist dhe pronari i tokës në të cilën u gjetën të vdekur dy të rinjtë.

Dyshohet se ka qenë ai i cili ka qëlluar dy kushërinjtë. Viktimat, Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo dyshohet se ishin hajdutë agrumesh.

Burri i arrestuar përdori për vrasjen e dyfishtë, një pistoletë “të cilën e mbante nën jastëk”.

Dy viktimat ishin nga Catania, nga distrikti i populluar Librino. Ata u gjetën në një korije agrumesh në fshatin Pennisi. Karabinierët i gjetën dy trupat tashmë të pajetë pasi disa të afërm të dy burrave kishin nisur kërkimet e tyre pasi nuk ishin kthyer në shtëpi në mbrëmje dhe asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj celularit.

Dy trupat u gjetën jashtë në zonë, të mbuluar nga disa degë. Një nga hipotezat që po shqyrtohet nga karabinierët, të cilët po hetojnë këtë ngjarje, është se dikush ka qëlluar në drejtim të dy burrave nga afër, pasi i ka befasuar në tokën bujqësore.

Prokurori Publik i Katanias ka hapur një hetim për vrasje të dyfishtë. Shtëpitë përreth vendit ku dy burrat u gjetën të vdekur kanë të instaluara kamera të dukshme sigurie të pozicionuara në rrugë, kështu që është e vështirë të mendosh se mund të veprosh pa lënë gjurmë, raportin Fanpage.it