Aksident tragjik në Itali/ Makina lëviz 5 kilometra kundravajtje në autostradë! 2 viktima, njëra shqiptare (Emri)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy shoferëve ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në autostradën A7 Milano-Genova.

Një automjet tip Volvo i bardhë që drejtohej nga Giuseppe Maria Garavaglia po ecte në drejtimin e kundërt dhe u përplas me një makinë tip BMW që drejtohej nga Matilda Hidri, e cila po udhëtonte drejt Genovas. Shoferët e dy automjeteve ndërruan jetë pasi makinat u përplasën ‘kokë më kokë’ dhe u shkatërruan tërësisht.

Në aksident u përfshi dhe një makinë e tretë, me të cilën po udhëtonte një familje. Në spital përfunduan babai, kushëriri dhe djali 4 vjeçar. Dyshohet se aksidentin tragjik e shkaktoi Garavaglia ka hyrë në kabinën e pagesës dhe ka marrë korsinë e gabuar. Pasi eci 5 kilometra me shpejtësi të madhe, ndodhi ngjarja tragjike, shkruajnë mediat italiane.

Autostrada mes Gropello Cairoli dhe Casei Gerola mbeti i mbyllur për trafikun për shumë orë, me një dalje të detyrueshme në Gropello Cairoli (Pavia) për ata që vinin nga Milano dhe kishin desitancion Genovan. Këto janë detajet e para nga aksidenti ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur dinamikën e aksidentit.