53-vjeçari vret me thikë bashkëshorten në Greqi, pas krimit merr të birin në telefon: Të vrava nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate, rreth orës 01:00 në në Koukaki.

53-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten, në banesë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi i 53-vjeçari ka marrë në telefon djalin dhe i ka thënë se i ka vrarë të ëmën.

“Të vrava nënën!” , tha thënë ai.

Mediat greke shkruajnë se 24-vjeçari ka qenë jashtë në momentin kur ka ndodhur krimi. Pasi ka marrë lajmin, ai është kthyer në shtëpi ku edhe është përballur me tragjedinë e rëndë.

53-vjeçari pasi vrau gruan është përpjekur të vetëvritet, pasi ka tentuar të hidhet nga ura. Ai ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor.