SPAK qetëson Berishën e Metën dhe i përgjigjet Ramës: S’kemi nisur asnjë hetim ndaj tyre

Nuk ka asnjë procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’.

Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe e pyeti nëse ka një hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës.

Përgjigjja zyrtare e SPAK ishte se nuk po e heton për këtë çështje.

Euronews Albania e pyeti SPAK edhe për dosjen CEZ-DIA, për të cilën i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.

Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para.

Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.

“Asnjë hetim nuk ka për Ilir Metën lidhur me këtë çështje”, ishte përgjigja e SPAK.

Ndërsa për dosjen “Gërdeci” kjo prokurori ka një hetim dhe personi i vetëm që hetohet është Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.

Prej tre javësh kryeministri Edi Rama kërkon nga SPAK hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.