Shansi i fundit i opozitës/ Ja kur do të mbahet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit do të mbahet më 30 maj.

Vendimi u mor ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve, në të cilën u vendos gjithashtu që afati i fundit për të dërguar emrat është data 29.

Ky është raundi i fundit që kërkon një shumicë prej 3 të pestash për zgjedhjen e kreut të shtetit, teksa në dy raundet pasardhës, mjafton një shumicë e thjeshtë. Dy raundet e parë u dogjën pa asnjë propozim nga të dyja palët.