Rrëfeu se ishte i lidhur, zbuloni kush është e dashura e Robert Berishës (FOTO)

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, zbuloi në “Pardon my French” në Top Albania Radio, se ishte i dashuruar. Madje ai nuk ngurroi as që të zbulonte emrin e partneres së re, Laureta.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, tha ai, duke shtuar se nuk do të këtë dasmë.

Tashmë fansat e Robertit janë kuriozë të dinë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të dashur për publikun.

Sipas “Prive.al”, Roberti i është referuar bukuroshes nga Prishtina, Laureta Macedonci. Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se ata janë parë bashkë në Prishtinë së fundmi.

Romanca e re vjen pas ndarjes së Lauretës nga i fejuari i saj biznesmen, me të cilin i ka fshirë postimet nga rrjetet sociale.