Publikohet fotoja/ Ja si duket Bora Zemani me bikini, pa filtra dhe make-up

Bora Zemani mund të quhet pa frikë personazhi i momentit.

Historia e saj me Donald Veshaj ‘ka lënë në hije’ edhe karrierën e suksesshme si moderatore e një prej formateve më të suksesshëm në vendin tonë, “Përputhen”. Teksa e gjithë bota po flet për ribashkimin e saj me aktorin e humorit, prezantuesja është munduar ta fokusojë vëmendjen tek karriera, por edhe tek biznesi.

Në rrjetet sociale, ajo publikon herë pas herë pjesë nga koleksioni i veshjeve të saj. E kursyer me pozat hot, duket se kur vjen puna për promovimin e veshjeve të saj, Bora ‘nuk e njeh këtë rregull’ dhe publikon foto me bikini. Në super formë, do të konfirmonim për Borën në këtë foto, ku imazhi i saj ka marrë me qindra mijëra pëlqime.

Por pas shkëlqimit të Instagramit, është publikuar edhe poza reale. Ka qenë faqja e Instagramit “Vipat në realitet” që ka publikuar një foto të moderatores pa filtra, pa make up, ku duhet thënë ndryshimi me foton e publikuar prej saj ka goxha diferencë. Linjat më të theksuara, dhe nxirjes së shtuar është ajo që mund të vëmë re në krahasimine dy fotove. Edhe në fytyrën e saj ndryshimi është mëse i dukshëm. Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar fotot e saj pa make-up. Një Borë ndryshe, por gjithnjë duke ruajtur imazhin e saj simpatik, duke se është mirëpritur edhe në versionin natyrale.