PD propozon emrat e parë/ Ja kush janë të përfolurit në kampi blu për postin e presidentit

Enkelejd Alibeaj ka thirrur ditë ne sotme një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, ku do të diskutohet në lidhje me emrat që opozita do të propozojë për postin e presidentit.

Disa nga emrat më të përfolur nga kampi blu janë bërë publikë përpara kësaj mbledhjeje. Mësohet se i përfolur është dhe Visar Zhiti, një figure që përmbush dhe kriterin e kërkuara nga Alibeaj që Presidenti i ardhshëm të ishte dhe antikomunist.

Po kështu fliten dhe emrat e ish-kryeprokurores Ina Ramës, ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni Arben Çekut, kolonelit shqiptar Dritan Demiraj dhe historianit Neritan Ceka. Emri që do të marrë më shumë vota, do të jetë dhe kandidati që alibeaj do paraqesë përpara Komisionit të Kryetarëve.

Kujtojmë që ditë ne djeshme maxhoranxa dhe opozita arritën në një marrëveshje, që të jenë këta të fundit që të propozojnë emrat në 2 raundet e mbetura, pas djegies së të parit pa asnjë propozim. Nga ana tjetër, socialistët do kenë mundësi të propozojnë emrat e tyre në dy raundet e fundit, ku dhe zgjedhja e kreut të shtetit mund të bëhet me një shumicë të thjeshtë, ndryshe nga dy raundet e parë ku duhet një shumicë prej tre të pestash.