Moti bën kthesën drastike, ja çfarë na pret nga sot

Sot na pret mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell, por edhe me mundësi që pasdite të ketë rrebeshe lokale shiu kryesisht në disa zona të vendit. Të shtunën dhe të dielën pritet që jo-stabilitetet atmosferike të shpeshtohen dhe të zgjerohen dhe në këtë mënyrë presim herë pas here vranësira të dendura dhe rrebeshe në shumë zona të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, madje të dielën edhe në shumë zona të Shqipërisë

Vende-vende mund të kemi zhvillime të ndonjë stuhie të fuqishme me rrebeshe intensive dhe erëra të forta si dhe mundësi për breshër në ndonjë lokacion. Në përgjithësi këto reshje që priten do të jenë shumë të mirëseardhura për shkak të thatësisë dhe të shpresojmë që të mos kemi ndonjë dëm eventual.