Manja “demaskon” prokurorët, u nxjerr shifrat e pasurive:Kryeson ai me 714 mijë euro pasuri, një tjetër ka 13 apartamente, vila dhe…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë një konference së bashku me kryeministrin Edi Rama ka nxjerrë listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët sipas tij kanë venë pasuri në mënyrë të kundraligjshme.

Në fjalën e tij ministri Manja radhiti disa prokurorë pa dhënë emra por ka deklaruar shifrat e pasurisë së tyre, teksa është shprehur se kryeson ai i cili ka rreth 714 mijë euro pasuri.

“Po ju jap disa shifra. Nga 197 prokuror dhe gjyqtar të larguar edhe 50 të dorhhequrit nga Vetting. Aty është kontingjenti që po skadon ndjekja penale. Po ju rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dhe nuk mund të themi se nga e kanë marrë gjithë këtë pasuri. Lista hapet më një subjekt 857 milion lekë të vjetra. Apo 714 mijë euro. Në jetën e vetë ka bërë vetëm punën e prokurorit. Lista vijon me 800 milion lekë të vjetra. Ky i dyti jo vetëm ka fshehje pasurie ka edhe lidhje me botën e krimit. I treti me 631 milion. I katërti me 600 milion lekë të vjetra bashkëshortja e tej në renditje e pesta ka 500 milion lekë të vjetra. I gjashti 460 milion dhe i dhjeti me 155 milion të vjetra. Top Lista. Por të gjitha kanë probleme.”

“Doni apartamentet. Një tjetër ka 13 apartamentë vila e dyqane. Tjetri ka tre vila. Vijon tjetri me vila dyqana e biznese. Tjetri ka ndërtuar dhe vilën pa leje në tokën e dikujt tjetri. Doni tjetrin me tre vila. Po prapë një tjetër me tre shtëpia dhe një vilë.” tha Ulsi Manja.

Manja u shpreh gjithashtu se po skadojne afatet e hetimit per prokuroret dhe gjyqtaret e shkarkuar dhe drejtesia e re rrezikon te kthehet ne piken zero.

“Rrezikojnë të humbasim afatet e ndjekjes penale për një pjesë të madhe të gjyqtarëve që kanë dalë nga sita e vettingut. Thjesht për të pushuar nga puna ca gjyqtarë? Jo. Thelbi ishte rritja e besimit tek drejtësia. Nuk duam që besimi i drejtësisë së re të bjerë në nivelin që ishte. Ne rrezikojmë të shkojmë në pikën zero.

Kanë shkuar në SPAK sipas të dhënave që kemi ne, të marra nga institucionet 19 gjyqtarë dhe ish prokurorë, 3 nga këto i ka çuar KPK, një pjesë tjetër ka vajtur edhe nga kallëzime avokatësh. Nuk ka asnjë informacion sot se cfarë është bërë me këto kallëzime.

Po me rrethin e subjekteve të tjera të shkarkuar, do ti leme të skadojnë afatet dhe për ta kthyer besimin e drejtësisë së re në pikën zero”, u shpreh Manja.