Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri,ja cilat jane

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë vendime edhe për ndryshime në qeveri. Kryeministri Edi Rama ka emëruar zv.ministrin e ri të Energjisë. Kjo detyrë i është besuar Hantin Bonatit.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA