Donald Veshaj edhe në finalen e “Conference League”? Bes Kallaku nxjerr foton që po çmend rrjetin

Ju duk edhe juve i ngjashëm me dikë Dj që performoi mbrëmjen e djeshme në nisje të “Conference League”?

Sepse Bes Kallakut i është dukur si Donald Veshaj. Aktori ka publikuar një video nga performanca e Dj duke shkruar “Heuu Donaldi”, teksa dëgjohet duke thënë: “Po Donaldi çfarë do këtu?”

Artisti ndërkombëtar shihet i veshur me një bluzë të bardhë, kapele blu dhe syze. Donaldi ende nuk ka bërë një reagim publik por me siguri edhe ai ka qeshur me videon e Besit, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mirë.