Deklarata e fortë e Sali Berishës: Kishim përballë mafien

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë nga Shkodra, ku po zhvillon një takim me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD, se ka pasur kundër gjatë kësaj kohe George Sorosin, të cilin e cilëson si mafien më të rrezikshme të planetit.

Ai tha se Shqipëria ka si mision Evropën dhe nuk duhet t’i ndahet asaj rruge.

“Në goditjen kundër PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare u mobilizua edhe mafia e George Soros-it. Mafia politike më e rrezikshme e planetit. Është më e pasura e kësaj toke. Por, demokratët e demokrate, pavarësisht të gjitha presioneve dhe kërcënimeve, shantazheve, këtu në Shkodër vazhduan traditën e vet demokratike. I qëndruan besnik idealeve dhe votuan midis opozitës së vërtetë, PS dhe pseudo-opozitës, votuan kandidatin e saj Bardh Spahia”, tha Berisha.