Bënin namin duke shpërndarë kokainë në Itali, policia arreston 8 shqiptar (Detajet)

Tetë shqiptar janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi shpërndanin kokainë në zonën e Parmës.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.

Sipas raportimeve ato kishin rreth 400 klientë, ku trafikonin kokainë. Nga shitjet që bënin mendohet se fitonin rreth 1 milionë euro në vit.

Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.