Sarah dhe DJ PM nisin pushimet së bashku, ja destinacioni që kanë zgjedhur

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi, të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se po e shijojnë edhe jashtë.

Sarah ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Kosovës për të shijuar disa ditë pushime krah DJ PM.

Blogerja e njohur zbuloi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për dimër. Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një qëndresë e kanë bërë edhe në Prishtinë.

Kujtojmë se i pari që doli nga shtëpia ishte PM, i cili herë pas here thoshte që duhet të dalë edhe Sarah.