Në gjendje të dehur, 37-vjeçari bie nga kati i dytë i pallatit

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “16 Prilli”, Fier. Paraprakisht mësohet se një 37-vjeçar i cili ka qenë në gjendje të dehur, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Shtetasi A. M. është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak:
Mbrëmjen e sotme, në lagjen “16 Prilli”, Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.