Kapte vlerën e 60 milionë dollarëve, arrestohet djali i ish-deputetit, ja çfarë zbuloi policia

947 kilogramët kokainë janë sekuestruar në Paraguaj, ndërsa mes të arrestuarve ishte dhe djali i ish-deputetit paraguaian Elvis Balbuena.
Kokaina kishte si destinacion Europën dhe kapte vlerën e 60 milionë dollarëve. Droga do të kalonte nëpërmjet lumit nga Paraguaji në Parana dhe më pas drejt Europës.

Djali i ish-deputetit paraguaian sipas hetuesve ishte përgjegjës për grumbullimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës.
Prej kohësh, pro sido mos gjatë pandemisë Paraguai është kthyer në një nyje logjistike për trafikun e kokainës që ka si denstinacion final vendet e Europës.