Ilir Meta gati të shpall zgjedhjet, i dërgon letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve: S’kam çfarë pres më

Presidenti Ilir Meta po flet në konferencë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Meta e ka kundërshtuar Gjykatën Kushtetuesen për zgjedhjet vendore, teksa tha se pas studimit të dokumentave ka vënë re shkelje të rënda të gjyqtarëve.

Ndër të tjera ia tha se i ka dërguar letër Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet

Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjet.

“Sot jemi këtu se kemi filluar proceduar për zgjedhjeve që nuk mori zgjidhjet. Prej kohësh kemi një situatë absurde disa bashki pa kryetarë, dhe në cënimin e shërbimeve të qytetarëve. Kjo situatë nuk mund të rrijë pa zgjidhje edhe pse disa u intereson disave, por jo qytetarëve.

Presidenti nuk ka ca pret më sepse priti vendimin dhe dha një mosvendim prandaj duke konstatuar se këto institucione nuk po funksionojnë ose konstatojmë ata nuk bëjnë asgje, edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe nga aktorë të tjerë pikërisht jam këtu për të bërë me dije se kanë filluar proceduar për ti dhënë fund kësaj për zgjedhjet e 30 qershoritt të2019.

I kam dërguar një letër Komisionerit Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve për këtë situatë dhe pres përgjigje” tha Meta ndër të tjera.

E plotë:

Unë kam thënë që pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj, apo mosvendimin e saj sepse kam dashur të kem informacion sa më të plotë.

Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, ku prisnim që Gjykata Kushtetuese t’i rikthente popullit mundësinë të shprehet vullnetin e tij, për të zgjedhur përfaqësuesit realë, përkundër kësaj pritshmërie, nuk mori asnjë përgjegjësi.

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive pasi sipas gjykatës kërkesa e tyre nuk bënte pjesë në juridiksionin kushtetues. Duke deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, gjykata e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare.

Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnetin ta zgjidhte këtë çështje dhe ja la juridiksionit juridik. Më 9 dhjetor i kërkova Gjykatës një koje të dosjes gjyqësore, ku informacion mu vendos në dispozicion më 16 dhjetor. Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatore e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike të rënda. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e një procedimi disiplinor.

Shkelje të ligjit që lidhen me zgjedhjen e relatorit. Nuk është hedhur shorti për zgjedhjen e relatorit të çështjes.

Sot jemi këtu se kemi filluar proceduar për zgjedhjeve që nuk mori zgjidhjet. Prej kohësh kemi një situatë absurde disa bashki pa kryetarë, dhe në cënimin e shërbimeve të qytetareve. Kjo situatë nuk mund të rrijë pa zgjidhje edhe pse disa u intereson disave, por jo qytetarëve.

Presidenti nuk ka ca pret më sepse priti vendimin dhe dha një mosvendim prandaj duke konstatuar se këto institucione nuk po funksionojnë ose konstatojmë ata nuk bëjnë asgjë, edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe nga aktorë të tjerë pikërisht jam këtu për të bërë me dije se kanë filluar proceduar për ti dhënë fund kësaj për zgjedhjet e 30 qershorit të2019.

I kam dërguar një letër Komisionerit Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve për këtë situatë dhe pres përgjigje.