Edi Rama publikon foton: Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”! Ja çfarë më tha për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale pamjet nga vizita në aeroplanmbajtësen amerikane, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale.
Ai ka nxjerrë foto me durrsakun e lindur në Florida që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.

“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, shkruan Rama.

VIDEO => https://www.facebook.com/ediramaal/posts/470713791090954