“E kam tradhtuar vetëm një herë”, kryeministri Rama bën deklaratën e papritur: Këtë vit po flirtoj me…

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se ka braktisur skuadrën e tij të preferuar, Juventusin.
I ftuar në “Open”, teksa komentonte përplasjen mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Armand Dukës që kandidon për mandatin e gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, Rama bëri dhe batuta.
Ai tha se Juventusin e ka tradhtuar një herë me Interin, ndërsa këtë vit po i bën të njëjtën gjë, por me një tjetër skuadër, me Romën.

“Këtë vit jam me Romën. Juventusin e kam tradhtuar vetëm një herë me Interin e Murinhos, këtë vit po flirtoj me Romën!”- tha Rama.