Çfarë e lidh Bora Zemanin me Noizyn? Publikohet fakti interesant

Duket se te qënurit në vëmendje me historinë e dashurisë me Donald Veshajn, Bora Zemani filloi të ketë një rritje të ndjekësve të rinj, sidomos pas hyrjes në Big Brother. Por me interesante eshte rritja drastike e ndjekësve te Bores pas ndarjes me aktorin ku mbeshtetja per moderatoren u perkthye ne mijera ndjekes.
Sipas ekspertit të marketingut digjital, Arlind Zoto, mbretëresha e Instagramit është Bora Zemani, ndërsa Noizy është mbreti.

Zoto thotë se suksesi në Instgram nuk matet më nga numri i ndjekësve dhe pëlqimet që merr një personazh, suksesimatet nga engagments, pra angazhimet dhe se sa aktivë janë ndjekësit në profilin e një personazhi.
“Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani. Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë 2 me të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i likes (pëlqimeve) dhe numri i folloërsave por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj.”- tha ai.