VIDEO/ Babai i Donaldit surprizon banorët e “Big Brother VIP”, shikoni çfarë u dërgoi në shtëpi

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, banorët e “Big Brother VIP” kanë festuar dhe kanë shijuar një darkë tradicionale.
Të veshur me veshje popullore, ata kanë kërcyer dhe kënduar këngë të ndryshme patriotike. E sigurisht nuk ka munguar as Himni i Flamurit.

Ata gjithashtu kanë kënduar këngën “Xhamadani Vija Vija” duke ndezur atmosferën në shtëpi.
Por teksa shijonin ushqimet tradicionale shqiptare në dhomën e surprizave, Donaldi dhe banorët kanë marrë një dhuratë nga babai i aktorit.

Zoti Kastrioti kishte dërguar raki nga shtëpia e tij, që yjet të bënin gëzuar me njëri-tjetrin me rastin e festës së Flamurit.
“Zemra e babit të kam dërguar pak nga rakia e shtëpisë që të bësh gëzuar me shokët për festën e Flamurit. Ju përqafoj të gjithëve. Gëzuar”, shkruante babai i Donaldit në kartolinën që i kishte dërguar të birit.

VIDEO => https://www.instagram.com/tv/CW1e3wtlCkS/?utm_source=ig_embed