PRAPASKENAT! Ilir Meta: Ky është nderi i vetëm që i kërkova Lulzim Bashës, nuk më hapi telefonin…

Presidenti Ilir Meta ka treguar për herë të parë se Lulzim Basha nuk i ishte përgjigjur kur i kishte kërkuar të mbronin Teatrin Kombëtar nga shembja. Ai tha se e kishte telefonuar Bashën, por ky i fundit nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Nuk më ktheu kurrë përgjigje për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja. I kam kërkuar 2-3 ditë para shembjes së Teatrit, i kam dërguar mesazh, duhet të flasim, se nuk mund të lihen artistët vetëm, duhet të parandalojmë prishjen e teatrit. I kishte thënë zotit Vasili se nuk e kam parë mesazhin. Kur ai ka hall dhe interes vjen e të takon në Gjermani”, u shpreh Meta në një studio televizive.