Ndahet nga jeta profesori i njohur, Vasilika Hysi jep mesazhin e trishtë: Humbje e madhe për arsimin

Vasilika Hysi ka reaguar për ndarjen nga jeta të profesorit dhe studiuesit të shquar, Aleks Luarasi.

Ajo shkruan se ishte një humbje të madhe për arsimin e lartë dhe brezat e juristëve në Shqipëri

“Humbje e madhe për arsimin e lart? dhe brezat e juristëve në Shqipëri! U prefsh në paqe Prof.Aleksi!”, shkruan ajo.

Profesor Luarasi ka qenë edhe themeluesi i universitetit “Laurasi” në vitin 2003.

Ai është autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001); autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), si dhe i një vargu artikujsh dhe referatesh.

Po ashtu ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i K.M dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Ai është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003).

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë.