“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

Urime të shumta janë parë sot kudo për ditën e Pavarësisë, por më pikanti me siguri ka qenë ky i deputetit socialist Bujar Çela.

Në grupin e Whatsapp të komisionit ku bën pjesë ai ka uruar këtë ditë të shënuar me një flamur shqiptar dhe krahas tij, portretin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por ky urim nuk i ka lënë të tjerët indiferentë dhe një përgjigje e ka marrë nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit e ka konsideruar “një turp” këtë urim dhe shprehet se “duhet urgjentisht të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare.

Megjithatë, kjo nuk i ka prekur aspak sedrën deputetit Çela, i cili i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”.

Debati u përshkallëzua, kur ndaj kritikave të deputetëve, Bujar Çela përgjigjet tekstualisht: “Më rruan leshtë kush s’me njeh mua dhe kohën!” /Gazeta Shqip