Ish-deputeti i PS-së humb njeriun e shtrenjtë nga Covid-19

Ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle ka humbur vëllain si pasojë e covid19. Politikani socialist e ka bërë publik lajmin përmes një mesazhi prekës në rrjetin social Facebook.

“LAMTUMIRË, O VËLLA! MUA MË DHE KURAJO, POR VETË NUK E PËRBALLOVE DOT COVIDIN E MALLKUAR. I PËRJETSHËM KUJTIMI!”, shkruan Namik Dokle.

Kujtojmë se vetë ish-deputeti, pak kohë më parë u përball me virusin vdekjeprurës bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e fitoi betejën.