Erion Braçe ngre alarmin dhe lëshon thirrjen urgjente: Të largohen banorët! (FOTO)

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin sesi ndryshimet klimatike po ndikojnë dhe po vënë në rrezik jetën e shoqërisë njerëzore.

Braçe shkruan se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe iu bën thirrje banorëve që të largohen nga zona përreth lumit, pasi janë në rrezik.

Në të njëjtën kohë, Braçe ngre alarmin dhe e shikon si domosdoshmëri për marrjen e masave që situata të tilla të mos përsëriten.

Postimi i plotë:

A DONI ME PER NDRYSHIMET KLIMATIKE?

URDHERONI:

#LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI NE CERME TE SIPERME DHE NE TE GJITHA CERMAT BUZE TIJ!

Te shtune, #LUMISHKUMBIN ishte 5 metra poshte, ne shtrat;

E hene, tani, #LUMISHKUMBIN po del nga shtrati!

Gjithcka prej prurjeve te medha te tij ne pjesen e siperme, Librazh, Elbasan.

Dy gjera kam;

E para per banoret: Largohuni ju dhe cdo mjet, gjithashtu bageti nga toka prej buzes se lumit deri ne argjinature; QENDRIMI PERBEN RREZIK!

E dyta, per Qeverine;

Duhet te pergjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve te klimes, vecanerisht ne mbrojtje lumore, argjinatura, lene pergjysem apo demtuar gjate kohes; ARGJINATURA NGA SULZOTAJ DERI NE KULAR ESHTE NE RREZIK!

Halli nisi sot dhe do jete alarm permanent per 6 muajt ne vijim!