Deklarata e fortë, ministri gjerman jep tre mundësi: I vaksinuar, i shëruar apo i vdekur deri në fund të dimrit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Span u është drejtuar qytetarëve me një mesazh të fortë sot, teksa foli për një dimër shumë të vështirë për shkak të një pandemie, ndërsa diskutimi për vaksinimin e detyrueshwm wshtw nw tavolinw. Spann, dha tre mundësi për gjermanët “do të vaksinohen, shërohen ose vdesin deri në fund të këtij dimri” .

Ai theksoi se vendi ka vaksina të mjaftueshme, duke vënë në dukje se ka siguruar 16 milionë doza të vaksinës Moderna që mund të përdoren për doza përforcuese. Ai theksoi se efekti i dozës së tretë do të shihet pas vetëm dy javësh, ndërsa shtoi se dozat e nevojshme të vaksinës Pfizer të destinuara për fëmijët e vegjël do të jenë të disponueshme brenda BE-së, rreth datës 20 dhjetor.

Në të njëjtën kohë, në vend po përshkallëzohet debati për mundësinë e vendosjes së vaksinimit të detyrueshëm. Shoqatat mjekësore, institutet shkencore dhe politikanët janë pro një vaksinimi të përgjithshëm të detyrueshëm si e vetmja rrugëdalje nga kriza.

Shoqata e Pediatërve dhe Adoleshentëve (BVKJ) ka bërë sot zyrtarisht thirrje për futjen e vaksinimit të detyrueshëm të përgjithshëm, duke theksuar se “është e papranueshme, për shkak të vaksinimit të pamjaftueshëm të një pakice, të kufizohen të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve, por veçanërisht të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Kreu i Institutit Robert Koch, Lothar Wheeler, i referoi të njëjtën çështje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila rekomandon, “nëse keni provuar gjithçka tjetër, duhet të mendoni edhe për vaksinimin e detyrueshëm”. /abcnews.al