Aksidenti “mollë sherri” mes Ramës e komentuesit/ Qytetari: S’ke respekt për shqiptarët e Maqedonisë”, kryeministri: E tregoj me vepra jo dokrra!

Aksidenti tragjik i ndodhur dy ditë më parë në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, tronditi të gjithë Ballkanin. Të gjithë liderët e Ballkanit shprehën ngushëllime dhe u solidarizuan me Maqedoninë e Veriut, si dhe me familjet e viktimave. Por ky aksident lë të themi se është kthyer në “mollë sherri” mes një qytetari nga Maqedonia e Veriut dhe kryeministrit Edi Rama.

Komentuesi shkruan se Rama sipas tij nuk tregon respekt për shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa kryeministri i përgjigjet duke shkruar se respektin ndaj tyre e tregon me vepra dhe jo “dokrra”.

Komentuesi: Kryeministër as një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, kjo është turpi më i madh në gjithë historinë e kombit shqiptar. Arsyen tregoma dhe je një ndër më të pa interesuarit kjo është turpi më i madh, trego arsyen në qoftë se ke.

Rama: Unë i kam shprehur ngushëllimet qysh në mëngjes herët, sapo mora lajmin e keq të tragjedisë, ndërkohë që kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur e si do të zhvillohet, nëse do të zhvillohet një ceremoni zyrtare lamtumire për viktimat! Kështu që fjalën turp le ta mbajë kush e përdor pa pikë lidhje, ndërsa respektin për shqiptarët e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!