Zhvillohet sot Maratona e Tiranës, ja rrugët ku ndalohet qarkullimi i automjeteve (NJOFTIMI)

Edicioni i 5-të i maratonës mbahet sot në kryeqytet. Maratona e Tiranës 2021 do të ketë 2500 garues nga vende të ndryshme të botës. Për këtë do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 07:00 do vijojë deri në 17:00.
Rrugët që do të bllokohen janë sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për herë të parë do të zhvillohet dhe maratona 42 km.

“Sot disa do vrapojnë për qef, për të qenë fit, për trupin në formë. Po ka dhe disa që dua t’i përshëndes që vaprojnë për kauzën “Run for refugees” (Vrapim për refugjatët). Ka dhe qytetarë nga Afganistani që janë bërë pjesë e garës, por ka dhe nga ata që vrapojnë për kauza të ndryshme, sëmundje etj,” tha Veliaj.