“Shko ore, idiot! Shko ore s’të vjen zor”/ Degradon situata në Kuvend, deputeti i PD-së e ofendon, Rama i kthehet keq (REPLIKAT)

Seanca e sotme e Kuvendit po shoqërohet me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama nuk i kurse akuzat ndaj opozitës duke thënë se ata janë mbeturina të komunizmit

Kjo deklaratë e Ramës ka sjellë irritimin e opozitës ku shumë deputetë kanë ngritur zërin dhe nuk kanë munguar as ofendìmet.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është drejtuar Ramës me fjalën “idiot”, ndërsa kryeministri Rama ka preferuar që të vazhdojë fjalën e tij.

Më tej, Rama nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar opozitën se po përsërit të njëjtën gjë prej 8 vitesh dhe kjo sipas tij nuk do t’i shpëtojë nga humbja.

Belind Këllici: Shko ore, idiot! Shko ore s’të vjen zor.

Rama: Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër. Unë nuk ofendoj taksën ndërkohë që këtu me respekt dëgjojmë të shara para e mbrapa, që nga të sharat për zonjën atje, e rreth e rrotull, po nuk merrem me ju se jeni në një hall që nuk jua zgjidh njeri. Megjithë taksën e karbonit, nafta është sot më lirë se çishte kur ishit ju. A ka mundës të mbaroj unë, do e bëjmë marrëveshjen që kur njëri flet të tjerët dëgjojnë siç ju dëgjojmë ne ju kur flisni edhe pse nuk thoni asgjë. Se ndryshe unë e kam të thjeshtë, iki e ju le këtu të flisni, por vij për respekt ndaj jush. Kur flasim dëgjojmë, na pëlqen apo jo.