Qytetarët vënë me “shpatulla pas muri” Sali Berishën

Sali Berisha, deklaron para dhe pas çdo takimi në qytetet e vendit, se “kjo nuk është foltorja ime, por foltorja e demokratëve”.

Fjalimet me tone të ngritura të Berishës, kanë krijuar një situatë kaotike brenda Partisë Demokratike. Ai duket i vendosur të nisë dhe çojë deri në fund “revolucionin demokratik”, nën pretendimin se “duhet të shpëtojmë nga pengmarrja partinë, dhe ti kthejmë asaj dinjitetin”.
Por qytetarët e kanë “masakruar në rrjetet sociale Berishën teksa ky i fundit ka publikuar një video ku flet për marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

Këtë ndjekësit e tij në rrjetet sociale e konsiderojnë lëvizjen e Berishës si të motivuar vetëm nga interesat personale dhe që po dëmton partinë.