Moti merr kthesën e madhe mbrëmjen e sotme, publikohet HARTA që tregon se cilat qytete do të preken nga stuhia

I gjithë territori i vendit tonë duke nisur nga mbrëmja e sotme do të përfshihet nga vala e dytë e motit të keq që pas hyrjes në stinën e vjeshtës. Pjesa e parë e stuhisë gòditi në fundjavë, ndërsa reshjet e dendura do të rikthehen sonte për të vazhduar të enjten dhe të premten për t’u përmirësuar më pas situata në fundjavë.

Gjithashtu fenomeni do të gòdasë edhe vendet e tjera të rajonit. Mediat greke kanë publikuar hartën ku do të godasë moti i keq me stuhi, reshje dhe breshër, që kap pjesën e lindjes dhe jugut të Shqipërisë.