Kryeministri Rama bën lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë sot në orën 09:00

Pas shpalljes së krìzës energjetike pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, ku pritet të diskutohet në lidhje me këtë çështje.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe më pas Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.