“Dëgjova të qara”/ Shqiptari gjen në rrugë një foshnje, zbulohen 4 të tjerë në bagazhin e një makine

Disa ditë më parë në Greqi, kalimtarët gjetën një foshnjë të pla.g0sur në mes të rrugës në Aspropyrgos, si dhe katër fëmijë të tjerë të mbyllur në bagazhin e një makine.

Ka qenë një shqiptar, ai që njoftoi Policinë se një foshnjë, rreth një vjeç ishte në rrugë e braktìsur. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zbuloi se fëmija ishte i rràhur, ndërsa u përpoqën për të kërkuar prindërit e fëmijës.

Pas tij menjëherë, policia dëgjoi të qarat e disa fëmijëve të tjerë dhe kur hapën bagazhin e makinës panë se aty ndodheshin edhe katër fëmijë të tjerë.

Sipas mediave greke, ata e gjetën babanë, i cili është me origjinë shqiptare. Ai pohoi se kishte lënë një 13-vjeçar që të kujdesej për fëmijët, por ky i mitur i kishte mbyllur fëmijët e vegjël në makinë. Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve dhe policia po merret me hetimin e plotë të kësaj ngjarje.