Avokati i njohur paralajmëron zhvillime të forta në vijim ne Shqiperi

Ditën e nesërme nis zyrtarisht viti akademik në universitet, ku studentët duhet të jenë të vaksinuar. A reflektohet në protestë dëshira e studentëve për të mos u vaksinuar? Avokati i njohur Altin Goxhaj u shpreh se nesër nis një cikël i ri protestash.

Dje ka pasur më pak protestues se herët e tjera, por ka pasur shumë më tepër studentë. Dje kemi pasur numrin më të lartë të studentëve. Numri mbase mund të jetë i vogël sepse kjo është e 7 protestë. Tashmë ishte e shtata javë dhe e shtata protestë. Tashmë jemi futur në agjendën europiane të protestave që bëhen në cdo të shtunë. Dje është bërë përfundimi i një cikli protestash. Për të nisur një cikël të ri protestash, të cilat do të jenë në varësi të çështjeve. Protestat fillojnë me studentët si bazë. Do të fillojnë nesër në orën 10. Por gjithmonë do të fillojnë në qoftë se studentët do të shkojnë në orën 8:00 dhe deri në orën 10:00 nuk do t’i lejojnë për shkak të mos-vaksinimit”, tha Goxhaj për Fax News.